Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu mirëpriti sot boksierin Ardijan Azemi sëbashku me trajnerin Naser Haruni dhe familjarët e tij për ta përgëzuar për medaljen e argjentë të fituar në turneun ndërkombëtar të boksit për juniorë në Vërbas (Vojvodinë – Serbi).
Lidhur me këtë takim, Kryetari Ganiu u shpreh se rruga e lavdisë sportive të Çairit vazhdon falë talentit, punës së përkushtuar të sportistëve tanë si Ardijan Azemi dhe punës profesionale të klubeve tona sportive në mesin e të cilëve është edhe Klubi i Boksit “Shkupi”.
Ai poashtu premtoi përkrahje maksimale për hapërim triumfal të Ardijanit në çdo sfidë sportive të së ardhmes dhe е inkurajoi të vazhdojë pasionin për boksin.