Fëmijët me diversitet zhvillimor kanë nevojë për ambiente të sigurta, të ngrohta dhe mbështetëse, ku ata mund të shprehen dhe të zhvillohen lirshëm. Me këtë qëllim, Sektori i Arsimit në Komunën e Çairit, nën udhëheqjen e Mjellma Gashit, organizoi një punëtori me aktivitete kreative dhe ndërvepruese për nxënës të shkollave fillore komunale, nga klasa e parë deri në të nëntën.
Punëtoria u realizua në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve me Diversitet Zhvillimor, duke u dhënë fëmijëve mundësinë të marrin pjesë në vizatim, punime artistike dhe lojëra edukative të përshtatura për ta. Qëllimi ishte të promovohet përfshirja, mbështetja dhe vlerësimi i dallimeve që secili fëmijë sjell.
Komuna e Çairit falënderon shkollat, edukatorët dhe prindërit për bashkëpunimin në realizimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm për fëmijët dhe komunitetin.
