Falemnderojmë përzemërisht organizatat joqeveritare “Imago Plus”, “Qendrën Ditore të Autizmit” dhe organizatën “Vo mojot svet” (“Në botën time”), për përkushtimin e tyre profesional, organizata këta të cilat për çdo ditë bëhen shkak i lumturisë së fëmijëve me nevoja të veçanta, dritë e tyre e shpresës duke ndikuar në mbrojtjen e të drejtave të tyre natyrale njerëzore për të qenë të barabartë, në mënyre korrekte të trajtuar dhe asnjëherë të diskriminuar.
I përgëzojmë këta organizata poashtu për organizimin e ekspozitës artistike “Vala e re kulturore” si aktivitet përmbyllës i fushatës për integrimin ndëretnik dhe ndërkulturor të fëmijëve me nevoja të veçanta dhe prindërve të tyre.
Ekspozita e sotme reflekton më së miri mbi fantazinë, talentin, dëshirat dhe ëndërrat e këtyre fëmijëve, kapacitetin e tyre për të mësuar gjëra të reja. Asgjë nuk duhet të jetë barrierë për të kufizuar talentin e tyre dhe këto vepra arti që sot po i shohim duhet të ç’rrënjosin njëherë e përgjithmonë paragjykimet e dëmshme.