KOMUNA E ÇAIRIT DHE SHOQATA “MIQTË E AMERIKËS” NDANË SHPËRBLIMET E KONKURSIT LETRAR PËR ESE ME TEMË “USA – OUR FRIENDS AND ALLIES”
Duke u nisur nga prioriteti strategjik për promovimin dhe stimulimin e kreativitetit të nxënësve, Komuna e Çairit sëbashku me Shoqatën “Miqtë e Amerikës” nga Kosova, pak kohë më parë publikuan konkursin letrar për ese në gjuhën angleze me temë: “USA – our friend and allies”.
Në kuadër të kësaj, Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu mirëpriti me shumë kënaqësi fituesit e tre vendeve të para dhe sëbashku me kryetarin e Shoqatës “Miqtë e Amerikës” z. Agim Rexhepin dhe donatorin e këtij projekti letrar z. Isak Islamin ndanë mirënjohjet dhe shpërblimet e definuara në konkursin e publikuar.
Këto janë fituesit e konkursit:
Vendi i parë: KANITA CURRI
kl IX/1, Shf. “Imri Elezi”, Çair,
Fituese e shpërblimit prej 250 euro
Vendi i dytë: BESIANA RUSHITI
kl VIII/4, Shf. “LIRIA”, Çair,
Fituese e shpërblimit prej 150 euro
Vendi i tretë: SEMRA AMZA
kl IX/1, Shf “Imri Elezi”, Çair
Fituese e shpërblimit prej 100 euro
Kryetari Ganiu përgëzoi nxënësit fitues për potencialin e dëshmuar krijues duke ju thënë se përmes pjesëmarrjes në garat e këtilla letrare nderojnë familjet dhe kombin e tyre.