Komunës së Çairit i shtohet një tjetër hapësirë kushtuar qytetarëve më të vegjël të saj, fëmijëve!

Komuna e Çairit në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit dhe Ndërmarrjen Publike “Parqet dhe Gjelbërimet” kanë përfunduar projektin e përbashkët për ndërtimin e një këndi argëtues dhe edukativ për fëmijë, në Fushën e Sportit në lagjen e Fushë Tophanes. Me vendosjen e pajisjeve urbane (ulëse parku, shporta për mbeturina), vendosjen e ndriçimit publik dhe shtegun për këmbësorë, ky kënd poashtu do të shërbejë edhe si një shesh pushimi për të moshuarit dhe banorët e zonës.

Kryetari i Komunës së Çairit z. Visar Ganiu e ndoqi sot përfundimin e punimeve të këtij projekti bashkë me Kryetarin e Qytetit të Shkupit, z. Petre Shilegov dhe Drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Parqet dhe Gjelbërimet”, z.Ardijan Muça.

Komuna e Çairit falënderon të gjithë banorët e kësaj lagjeje për bashkëpunimin gjatë periudhës së kryerjes së punimeve në këtë hapësirë si dhe kërkoјmë mirëkuptimin e banorëve dhe bizneseve përreth që ta ruajnë investimin e bërë.