Nën përkujdesin e Klubit të Mundjes “Liria” dhe përkrahjen e Komunës së Çairit edhe këtë vit u mbajt për herën e gjashtë turneu garues për fëmijë në sportin e mundjes për të nderuar legjendën e sportit, të madhin Mentaz Allajbegu.

Kryetari i Këshillit Komunal z. Zahir Bekteshi përgëzoi Klubin “Liria” për punën profesionale që është vazhdimësi e misionit të Mentaz Allajbegut për rini të suksesshme e të shëndoshë dhe premtoi përkrahjen maksimale të Komunës për të mbajtur gjithmonë në jetë madhështinë e veprës së tij që është frymëzim i përjetshëm për ne.