Pastërtia është parakushti themelor që një lokacion të ruajë epitetin e atraksionit turistik. Duke e pasur parasysh këtë, përkujdesi për higjienën e hapërisave publike të Çarshisë të Vjetër të Shkupit si vatër e turizmit është gjithmonë në fokusin e vëmendjes.

Për këtë qëllim, ekipet e Qytetit të Shkupit dhe Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” të kryesuar nga drejtori Abdusamed Shabani vendosën 85 shporta të reja për mbeturina të imëta në territorin e saj.