Të nderuar qytetarë,

Lidhur me lajmin që është përhapur në rrjetet sociale për identifikimin e një bakterie te një nxënës në Shkollën Fillore “Liria”, demantojmë se bëhet fjalë për bakterie vdekjeprurëse, por për bakterien MRSA – një bakterie e zakonshme dhe për preventivë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.

Në këtë kontekst, Komuna e Çairit është në komunikim të vazhdueshëm me udhëheqësinë e shkollës por dhe me organet kompetente të mjekësisë të cilët kanë dhënë instruksionet e duhura të veprimit të cilat udhëheqësia e shkollës menjëherë me përpikmëri i ka zbatuar.

Apelojmë deri te të gjithë prindërit dhe qytetarët të jenë të qetë pasi Komuna bashkë me organet kompetente ka ndërmarrë të gjitha masat preventive për mbrojtjen e nxënësve dhe do të vazhdojë me pêrkushtim të kontribuojë nê mbrojtjen e të gjithë nxënësve, jo vetëm në SH.F. Liria, por në të gjitha shkollat që gravitojnë në territorin e Çairit.