Në fokus të Komunës së Çairit është në vazhdimësi përmirësimi i infrastrukturës shkollore për proces më cilësor edukativo-arsimor.

Kësaj rradhe u realizua bashkëpunim me kompaninë Axi Ağaçkakan dhe afaristin Sherafedin Ibishi për të modernizuar dy mësonjëtore e të kopshtit për fëmijë “Fidani” të cilat sot i lëshuam në përdorim bashkë me kryetarin e parë të Shkupit të Vjetër Izet Mexhiti, drejtoreshën e kopshtit Gzime Bakiu dhe përfaqësues të institucioneve tjera shtetërore. Poashtu ky investim përfshiu edhe kopshtin “Borëbardha”.

Le ti gëzojnë fëmijët këto hapësira të renovuara që garantojnë ngrohtësinë dhe stimulojnë kreativitetin.