Nga dita e sotme, Komuna Çair filloi aksionin e rradhës për pajisje të bibliotekave të shkollave fillore me fond të ri librash duke filluar me shkollat fillore “Hasan Prishtina” dhe “7 Marsi”.

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu iu dhuroi drejtorëve Lulieta Qerimi dhe Hajdin Ramadani nga 250 libra të reja që do të jenë në shërbim të nxënësve. Poashtu, në shenjë respekti një komplet librash ia dhurua edhe veprimtarit të arsimit dhe ish drejtorit të shkollës fillore “7 Marsi” Halil Palloshi.

Gjatë ditëve në vijim do të pajisen edhe shkollat tjera fillore në territorin e Komunës së Çairit.