Mësonjëtoret e kopshteve për fëmijë në Çair me pamje të re sipas standardeve bashkëkohore të arsimit

235

Kënaqësi e madhe të shohësh se si po ndryshojnë dhe marrin pamje shumë të bukur vendet ku edukohen të vegjëlit tanë.

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu i shoqëruar nga kryetari i këshillit komunal Zahir Bekteshi dhe drejtoresha Gzime Bakiu lëshuan në përdorim mësonjëtoren e tretë të rregulluar sipas standardeve bashkëkohore, me shumë kujdes dhe përpikmëri në hapësirat e kopshtit për fëmijë “Fidani”.

Kreu i Çairit Ganiu me këtë rast faleminderoi çdo donator për kontributin e dhënë në misionin për proces më cilësor edukativo – arsimor duke u shprehur mirënjohës për rezultatet e shkëlqyera që po jep bashkëpunimi me ta.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë