Në kuadër të projektit i cili ka për qëllim promovimin e turizmit në Çarshinë e vejtër të Shkupit, përveç aktivitetve tjera që përfshinë projekti si sanimin e kalldërmës, konservimin, restaurimin e dyqaneve, si dhe promovimin digjital të trashëgimisë kulturore të çarshisë, si aktivitet tejet i rëndësishëm është edhe ndërrimi i vitrinave te 39 dyqaneve në çarshi.
Pamjet në vazhdim, paraqesin gjendjen e re të disa prej dyqaneve në Çarshinë e Vjetër tek të cilat është realizuar ndërrimi i vitrinave.
Vlenë të theksohet se projekti është financuar nga BE menaxhuar nga Banka Botërore, Komuna e Çairit dhe Kabineti për çështje ekonomike pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe implementohet nga Komuna e Çairit.