Mal Agushi është djaloshi nga Çairi ynë, kampion shtetëror i sportit të tenisit për kategorinë e moshave U14 dhe U16, të cilin me kënaqësi e mirëpriti në zyrën e tij kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu për ta përgëzuar për arritjet e deritanishme dhe për ta inkurajuar të vazhdojë me përkushtimin e tij për ngjitjen drejt majave të suksesit nën përkujdesin e trajnerit Shendrit Deari. Me këtë rast Ganiu deklaroi: “Mali dhe çdo sportist tjetër do ta ketë gjithmonë përkrahjen time dhe të komunës së Çairit në rrugën e tyre drejt sukseseve.”