Takimet me bashkëatdhetarët tanë të Ulqinit janë të një rëndësie të veçantë për të ruajtur vlerat e përbashkëta kulturore dhe për të zmadhuar perspektivën e përbashkët të përparimit.

Kënaqësi e veçantë të mirëpres në zyrën time z. Gzim Hajdinaga, ish ministër i pakicave kombëtare në Qeverinë e Malit të Zi, ish kryetar i Komunës së Ulqinit dhe aktualisht Drejtor i Organizatës Turistike të Ulqinit, të shoqëruar nga z. Skender Rexha aktivist dhe veteran i sportit, kryetar në disa mandate i K.F. Otrant dhe anëtar i Federatës së Futbollit të Malit të Zi.

Bashkëbiseduam rreth mundësive të reja të bashkëpunimit mes nesh për të thelluar vlerat e bashkëjetesës mes qytetarëve tanë. Nxitja e këtij interaksioni do të ruajë indin tonë kombëtar duke thyer barrierat e kufinjve. Këtë mision doemos duhet ta përcjellim edhe tek brezat e rinj, Ulqini frymon dhe duhet të vazhdojë të frymojë shqip.