Në muajin e shenjtë të Ramazanit, komunën e Çairit e vizitoi zonja e nderuar Luleta Kazazi Xibri nga Tirana, e njohur për të gjithë ne si Nana Lule.
Me rrugëtimin e saj jetësor, traditën fetare familjare dhe dashurinë për librin ajo është simbol i padiskutueshëm i mirësisë, dhembshurisë dhe udhëzimit në rrugën e vlerave të larta jetësore.