Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu bashkë me përfaqësuesit e kompanisë së biznesit RIA Transfer Money dhe udhëheqësin e njësisë së punës në objektin e Postës në Çair z. Bekim Luta me mbjelljen e drunjve dhe vendosjen е shportave për mbeturina në territorin e Çairit shënuan 22 Prillin – ditën botërore të planetit tonë.
Drunjtë e llojit Tilia Argentea dhe shportat për mbeturina janë donacion nga kompania e mirënjohur RIA Transfer Money, të cilat u vendosën në oborret e Postës së Çairit, Shtëpisë së Shëndetit – Çair, Shtëpisë së Pensionistëve dhe në lokacione tjera.
Me këtë rast, kreu i Çairit Visar Ganiu u shpreh: “Kështu japim kontributin tonë dhe porosinë e qartë për dy qëllime madhore që ndodhen para nesh si individë dhe shoqëri: ajri i pastër, ambienti i pastër dhe sa më shumë zona të gjelbërta. Një faleminderim shkon për kompaninë e biznesit Ria Transfer Money për donacionin, gatishmërinë dhe bashkëpunimin me ne në këtë drejtim”.