Në Lagjen “Saat Kullë”, konkretisht në rrugën “Otokar Kershovani”, ekipet komunale vazhdojnë punimet për vendosjen e sistemit të ri të ujësjellësit në gjatësi prej 460 metrash. Ndërkohë që po vazhdojnë edhe me vendosjen e kanalizimit të ujërave atmosferik në gjatësi prej 220 metrash.
Sot nga afër kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu ka inspektuar punimet në këtë rrugë, ndërsa ekipet e punës e kanë informuar se pas vendosjes së infrastrukturës së re do të bëhet edhe asfaltimi.
Ky investim është i Ministrisë së Financave dhe Bankës Botërore, në bashkëpunim me Komunën e Çairit. Ndërsa me aktivitete të natyrës së këtillë do të vazhdojmë edhe në pjesë të tjera të Komunës sonë.