Kalaja – E ngritur në pozitë dominante mbi qytetin, Kalaja e Shkupit dëshmon për lashtësinë, për historinë nëpër të cilën ka jetuar dhe është ngritur kryeqyteti. Kur vini në Shkupin e vjetër, nga pjesa e re nuk mund të mos e vëreni këtë fortifikatë madhështore të ngritur në anën e majtë të lumit Vardar, e cila thellë në vete fsheh pa fund gojëdhëna, mite, por edhe faktografi për të kaluarën e Shkupit që nga kohërat më të lashta gjer më sot. Gjurmimet arkeologjike të Kalasë dëshmojnë për të kaluarën parahistorike dhe historike të kësaj fortese
- Nëntor 15, 2018
- MONUMENTET HISTORIKO KULTURORE
- Staff
- Comment off