Nder dhe kënaqësi të përkujtosh 131 vjetorin e themelimit të shkollës së parë shqipe në Korçë në prani të shumë veteranëve dhe veprimtarëve të arsimit në Komunën e Çairit. Vendosëm që ti mbledhim në një vend misionarët e arsimit për të nderuar punën e tyre në prag të festës dhe për të dhënë porosinë e qartë për trajtimin që duhet të ketë personaliteti i mësuesit.

Në këtë përvjetor nuk harruam edhe kontributin e tre albanologëve Profesor Hamza Reka, Profesor Xhevat Gega dhe Profesor Remzi Nesimi duke kujtuar veprimtarinë e tyre të pasur arsimore dhe duke i nderuar me mirënjohje post-mortum për kontributin e tyre shumëvjeçar. Ata nuk ndodhen më në mesin tonë, por vepra e tyre për lartësimin e arsimit kombëtar jeton dhe do të jetojë përjetë. Poashtu, u bë edhe ndarja e mirënjohjeve për 13 mësimdhënës të dalluar nga shkollat dhe kopshtet e Komunës së Çairit.

Manifestimet e këtilla të freskojnë memorien dhe të bëjnë të ndjesh mbi supe përgjegjësinë individuale të kontributit për lartësimin e mëtutjeshëm të kulturës dhe gjuhës sonë.