Në 110 vjetorin e Pavarësisë kombëtare dhe ngritjen e Flamurit shqiptar, sonte në Tiranën tonë të bukur me komunat anëtare të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon bashkë me këshillat komunal, Komuna e Çairit u bë pjesë e vizionit të ri ALBANAK.
“Kjo është platforma e parë e përbashkët rajonale që do të shërbejë si mundësi për të shfaqur ide, projekte dhe aktivitete inovatore për të rrjetëzuar këshillat komunalë, bizneset, organizatat e shoqërisë civile dhe të rinjtë tanë, si dhe për të sjellë një perspektivë të re rinore në transformimin e shoqërive tona”, ka sqaruar kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.
Një Flamur, një Komb, një Gjuhë!