Kryetari i Federatës së Mundjes të Maqedonisë së Veriut, Dejan Bogdanov, bashkë me nënkryetarin e Klubit të Mundjes “Liria” Ahmed Ademi, Sedat Baftiun, trajner i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut në Mundje dhe Safet Ali anëtar i Këshillit Drejtues të FMMV-së, sot më nderuan me vizitën që ma bënë, me ç’rast edhe më uruan për rizgjedhjen për kryetar të Komunës së Çairit

Gjatë takimit tonë tejet miqësor u zotuam se do të vazhdojmë bashkëpunimin edhe më fuqishëm, sikurse me Federatën e Mundjes të Maqedonisë së Veriut ashtu edhe me Klubin e Mundjes “Liria”. I urova mysafirët për sukseset që po i arrijnë vazhdimisht në arenën vendore, por dhe në atë ndërkombëtare dhe u përçova porosinë se ne […]

Read more

Sot isha nikoqir i Këshillit organizativ të Festivalit Folk Fest në krye me drejtorin e Festivalit Vebi Amza, si dhe anëtarët e Këshillit organizativ Metush Axhami, Alena Amza dhe Blerina Halimi.

Me këtë rast u vendos që ky festival, që po realizohet për të katërtën herë me radhë, të mbahet nga data 23 deri më 27 korrik të vitit 2022. E gjithashtu u prezantua edhe informacioni rreth shteteve që pritet të marrin pjesë në këtë festival siç janë Shqipëria, Kosova, Meksika, Ukraina, India, Azerbajxhani, Polonia, Bullgaria, […]

Read more