NISËM ASFALTIMIN E RRUGËS SERAVË

Ekipet tona të punës kanë filluar sot me asfaltimin e rrugës Seravë bashkë me krahët e saj. Asfaltimi i kësaj rruge vije pas modernizimit të tërësishëm të infrastrukturës nëntokësore. Me asfaltimin e rrugëve, por edhe me rregullimin e infrastrukturës nëntokësore do të vazhdojmë edhe në lagje të tjera të Komunës së Çairit, sepse mirëqenia e […]

Read more

16.483.670 denarë janë investuar për vetëm 3 muaj në më shumë rrugë të Lagjes Seravë të Komunës së Çairit, për rikonstruimin e infrastrukturës nëntokësore.

Rikonstruimi po zhvillohet në dy segmente – rikonstruim të rrjetit ekzistues të ujësjellësit dhe rikonstruim të kanalizimit dhe ujërave të zeza. Ndërsa mbi 1 milionë euro është shuma e përgjithshme që do të investohet në Lagjen Seravë për rikonstruimin e infrastrukturës nëntokësore dhe që Komuna e Çairit i ka siguruar nga Qeveria e Maqedonisë së […]

Read more

Gjatë ditës së sotme realizova takim pune me zëvendësdrejtorin e Drejtorisë për të Ardhura Publike, z.Abdylselam Selami.

Në këtë takim theksi i veçantë u vendos në decentralizimin fiskal, ndërsa shpreha edhe mbështetjen për projektin e DAP, TVSH-ja ime. Ky takim ishte një mundësi e mirë që bashkërisht me z. Selami t’ju apelojmë qytetarëve të kërkojnë llogaritë fiskale, sepse në këtë mënyrë ndihmojnë buxhetin e shtetit, por gjithashtu me skanimin e llogarive fiskale […]

Read more

Sot mora pjesë në diskutimin e punës “Bashkëpunimi i ardhëm mes komunave dhe biznesmenëve”, të organizuar nga Shoqata e Ekonomike Maqedono-Gjermane (DMWV) në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer (KAS) dhe Fondacionin Friedrich Ebert (FES).

Me këtë rast organizatorët na ofruan me komunitetin e biznesit një podium për shkëmbimin e përvojave dhe pikëpamjeve për trendët ekonomike të vendit, sfidat e ardhshme në këtë drejtim, me qëllim nxitjen e investimeve në vend dhe përmirësimin e klimës së biznesit. Kjo ishte edhe një mundësi e mirë, që si kryetar komune të prezantoj […]

Read more

Gjatë ditës së sotme kishim nderin dhe kënaqësinë që Komunën e Çairit e vizituan studentë të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, nga Fakulteti i shkencave sociale, drejtimi Punë dhe politikë sociale dhe Administrim publik dhe menaxhim i resurseve humane.

Studentët, të udhëhequr nga profesorët Diturije Ismaili, Aleksandar Petkov dhe Kaltrina Zekolli nga afër i njoftuam me punën dhe funksionimin e Institucionit tonë dhe se sa më rëndësi është i njëjti në aspektin e lëndës së studimit të tyre. Kjo vizitë e studentëve të cilët kishin mundësinë të njoftohen edhe për së afërmi me punën […]

Read more

1000 M2 HAPËSIRË E RE PARKIMI NË FUSHË TOPANË

SOT ekipet e Komunës së Çairit kanë përfunduar punimet për krijimin e hapësirës së re për parkim dhe që është me sipërfaqe prej 1000 m2. Kjo hapësirë e re që do të shtojë kapacitetin e vendparkingjeve, gjendet në Lagjen Fushë Topanë.  Vendparkingje të reja vazhdojmë të krijojmë edhe në lagje të tjera të Komunës sonë.

Read more