Avancimi i mekanizmave ekologjike në dispozicion të NP “Higjiena Komunale” për komuna më të pastra

86

Përforcimi i kapaciteteve të funksionimit të Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” është tepër i rëndësishëm për të gjitha komunat e Qytetit të Shkupit, е në veçanti për Çairin pasi që do të realizohet në mënyrë shumë më efikase dhe bashkëkohore misioni ynë i përbashkët për pastërti më të madhe publike.

Sot u promovuan mjetet e reja të vëna në dispozicion të NP “Higjiena Komunale” që padyshim se janë garancë për komuna më të pastra. Kjo është dëshmi e qartë se Qyteti ynë ndjek trendet evropiane ekologjike në luftën pa kompromis me ndotjen, gjë për të cilën kreu i Çairit Visar Ganiu përgëzoi kryetarin e Qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe drejtorin e kësaj ndërmarrje Abdusamed Shabani duke uruar realizim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit të mirëfilltë.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë