Bulevardi “Mit’hat Frashëri” po hyn në fazën e realizimit, si një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për Çairin. Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me Kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, inspektuan nga afër nisjen e projektit në segmentin nga rruga “Xhon Kenedi” deri te bulevardi “Bosna dhe Hercegovina”, në gjatësi prej 1.4 kilometrash.
Projekti parasheh katër korsi qarkullimi, brez të gjelbër qendror, shtigje për biçikleta, trotuare të sigurta për këmbësorë dhe hapësira për ndalesa autobusi, duke ofruar zgjidhje moderne për komunikacionin.
Ky investim, i financuar nga Qyteti i Shkupit, pritet të përmirësojë qarkullimin, të rrisë sigurinë dhe të kontribuojë në zhvillimin urban të Çairit.

