Shkollat e Komunës së Çairit mbeten shembulli më i mirë i mundshëm i organizimeve të shkëlqyeshme të përbashkëta dhe me karakter edukativo-arsimor.
Kësaj radhe nxënës dhe arsimtarë bashkë me psikologë nga 9 shkollat tona – “Liria”, “Jashar Bej Shkupi”, “Hasan Prishtina, “Tefejuz”, “7 Marsi”, “Imri Elezi”, “Vasill Glavinov”, “Kongresi i Manastirit”, “ Ismail Qemali”, në Sallën komunale debatuan mbi temën “Bullizëm!-Jo në shkollën time”, e me këtë rast shfaqën edhe ekspozitën me punimet e tyre artistike po në temën e njëjtë.
Gjithmonë jemi në krah të këtyre aktiviteteve dhe përgëzojmë stafin arsimor bashkë me këta nxënës të mrekullueshëm.