Në Çair po ndërtohet Qendër Rinore dhe Leximore. Për këtë sot së bashku me kryetarin e parë të Shkupit të Vjetër dhe deputetin Izet Mexhiti, i njoftuam përfaqësuesit e Unionit Studentor në takimin që realizuam.
Të rinjtë i informuam se Plani ideor për ndërtimin e Leximores dhe Qendrës rinore ka përfunduar dhe se ndërtimi fillon në muajin korrik.
Ky lajm u mirëprit nga përfaqësuesit e Unionit Studentor, duke e vlerësuar si tejet të mirë se ardhur me që ndërtimi i Leximores dhe i Qendrës rinore ishte edhe kërkesa e kamotshme e tyre dhe e shumë të rinjve të tjerë.