Kështu na gjeti mëngjesi i ditës së sotme, të mobilizuar për ambient më të pastër jetësor!

Falemnderoj publikisht çdo qytetar pjesëmarrës në aksionin e sotëm ekologjik në prag të vitit të ri shkollor, administratën komunale, bartësit e funksioneve publike të Çairit, drejtorët e NP “Higjiena Komunale” Abdusamed Shabani dhe NP “Parqet dhe gjelbërimet” Ardijan Muça për angazhimin e tyre të sinqertë në përditshmëri që Çairi ynë të jetë çdo ditë më i pastër dhe më i gjelbërt.

Çairi nuk është vetëm i Komunës, por i çdo qytetari! Aksionet e këtilla ekologjike më japin shumë shpresë se ka një brez të rinj qytetarësh i cili mendon më me kujdes për natyrën, mendon për Çairin si për shtëpinë e tij!