Delegacioni nga Bursa e Turqisë vizitë Komunës së Çairit

186

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu mirëpriti sot në Komunën e Çairit zëvendës kryetarin e Këshillit të Qytetit të Bursës dhe njëherit kryetar i Federatës së Komunitetit Rumeli (RUDEF) nga Turqia z. Şuayip Toprak dhe këshilltarin në Këshillin e Komunës Osmangazi z. Ibrahim Toprak.

Gjatë këtij takimi mjaft miqësor ata diskutuan mundësinë e bashkëpunimit me komunat e Qytetit të Bursës. Poashtu kreu i Çairit potencoi angazhimin serioz të komunës për respektimin e vlerave të komunitetit turk. Ai deklaroi se respekti për çdo nacionalitet është shtylla bazë e suksesit tonë të garantuar e të përbashkët pasi si kryetar komunash mbi të gjitha jemi të zgjedhur të përfaqësojmë të gjithë banorët tanë pa dallim të përkatësisë së tyre etnike.

Nga delegacioni shumë i respektuar kryetari Visari Ganiu pranoi fjalë dhe këshilla motivuese, si dhe përkrahje të parezervë në përballjen me sfidat e rradhës.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë