Dhoma senzorike në tre shkolla fillore të Çairit

20

Sot në mbledhjen e kolegjiumit të Komunës së Çairit u vendos që në dy shkollat fillore: Liria dhe Hasan Prishtina të instalohen dhoma senzorike për të mundësuar kushte më të mira për nxënësit me pengesa në zhvillim.

Dy dhomat senzorike bashkë me atë të shkollës fillore “Imri Elezi” e cila është në përfundim e sipër, do të mundësojnë zhvillim më të lehtë dhe bashkëkohor të procesit arsimor për fëmijët me pengesa në zhvillim, si dhe lehtësim të punës së mësimdhënësve në këto shkolla.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë