Në Çair do të vendoset busti i Presidentit Amerikan Woodrow Wilson

216

Në seancën e 29-të të saj, Këshilli i Komunës së Çairit njëzëri miratoi pikën e rendit të ditës të propozuar nga ana e Kryetarit të Komunës së Çairit Visar Ganiu për vendosjen e bustit të Presidentit Amerikan Woodrow Wilson para ndërtesës administrative të Komunës së Çairit, me rastin e 100 vjetorit të Traktatit të Versajës. Kjo është iniciativë e përbashkët e Komunës së Çairit, Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore, si dhe Muzeut dhe Bibliotekës Presidenciale Woodrow Wilson.

Kreu i Çairit Visar Ganiu faleminderoi të gjithë këshilltarët dhe kryetarin e Këshillit Komunal për bashkëpunimin e realizuar konstruktiv në drejtim të nderimit të kësaj figure të shquar të historisë botërore që përcaktoi ekzistencën tonë si popujt të Ballkanit dhe për trajtimin e të gjitha çështjeve tjera në dobi të qytetarëve të komunës sonë.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë