Diskutim publik mbi temën “Shteti multietnik dhe multikulturor”

62
Çairi ka diversitetin më të bukur etnik dhe kulturor që mund të ekzistojë. Këtë e ka theksuar kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu në Panelin që kishin organizuar sonte të rinjtë e Komunës së Çairit me mbështetjen e Qendrës për Bazë të Përbashkët(CCG) dhe Ambasadës së Britanisë së Madhe, me temë “Shteti multietnik dhe multikulturor”.
“Kjo është njëkohësisht një nismë shumë e bukur duke patur parasysh faktin se Çairi është ndër komunat me popullatën më të re dhe se pikërisht këta të rinj mund ta ruajnë, ta promovojnë, ta ndihmojnë multikulturalizmin dhe multietnicitetin jo vetëm në Komunën tonë, por edhe më gjerë. Të rinjtë sikur çdoherë, do ta kenë mbështetjen nga Komuna e Çairit dhe nga unë si kryetar i saj, për të gjitha nismat që mund të kenë një ndikim pozitiv në shoqërinë tonë”, ka deklaruar Ganiu.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë