Dr. Adriana Fishta – Bejko mirëpritet në SH.F. “Ismail Qemali” në Çair

236

Në shkollën fillore “Ismail Qemali”, drejtoresha e shkollës Burbuqe Ymeri, drejtorët e të gjitha shkollave fillore të Çairit dhe mësimdhënës mirëpritën për të përfituar nga përvoja e saj 44 vjeçare në fushën e arsimit Dr. Adriana Fishta – Bejkon, anëtare e trungut familjar të Gjergj Fishtës, mësimdhënëse e shkëlqyer, lektore dhe pedagoge në mjaft univerzitete botërore, si dhe prezantuese në shumë konferenca ndërkombëtare.

Leksionet e trajnimit të sotëm për përshtatjen më të lehtë të trurit me gjuhët e huaja nën udhëheqjen e saj ishin padyshim inovacion metodologjik për pjesëmarrësit. Gradat më të larta shkencore, Dr. Fishta – Bejko i ka arritur në Kanada ku për kontributin e veçantë ka fituar çmimet “Teacher of the year” në vitin 2016 dhe “Lifetime Achievement” në vitin 2018”.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë