Komuna e Çairit për të shënuar 131 vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe ka organizuar JAVËN E MËSUESIT, për të stimuluar kreativitetin krijues të nxënësve dhe për të nderuar përmes punës dhe përkushtimit në rrugën e dijes, figurën e mësuesit shqiptar.

Një nga aktivitetet e kësaj jave kushtuar arsimit kombëtar është edhe ekspozita me titullin “Koloni e piktorëve të rinj” ku sot patëm rastin të dëshmojmë pasionin për artin përmes këtyre pikturave shumë të bukura të nxënësve të shkollave tona fillore.

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, shpërbleu piktorët e talentuar dhe uroi që ata të vazhdojnë me kultivimin e talentit dhe pasionit të tyre për artin edhe në të ardhmen, për tu bërë piktorë të njohur dhe nderi i kombit.