Në suaza të aktiviteteve të projektit “Arsim më të mirë dhe shërbime komunale për të gjithë”, Kryetari i Këshillit të Komunës së Çairit z. Zahir Bekteshi bashkë me të punësuarit e Departamentit për Zhvillim Lokal Ekonomik mirëpriti znj. Dimka Stance nga SDC (Swiss Agency for Development and Cooperation) dhe z. Ilmiasan Dauti përfaqësues i UNDP.
Përfaqësuesit e SDC dhe UNDP si bartës të projektit u njoftuan për ecurinë e realizimit të të njejtit në Komunën e Çairit si dhe angazhimet e komunes për përmirësimin e shërbimeve sociale për personat me nevoja të posaçme.