Ekipet tona komunale kanë filluar punimet për të siguruar hapësirë shtesë parkimi për qytetarët e rrugës “Parashqevi Qeriazi” (“Arhiepiskop Dositej”).

Në kuadër të këtij aktiviteti, kemi paraparë të rregullojmë dhe të shtrojmë me bekaton një sipërfaqe prej afërsisht 1500m2, me çka do të krijojmë edhe hapësirë të re parkimi.

Ky është vetëm edhe një ndër projektet që po i ndërmarrim në vazhdimësi si komunë për modernizimin e infrastrukturës rrugore, ndërsa aktivitet e tilla nuk do t’i ndalojmë as në periudhën e ardhshme.