Ме insistimin e Komunës së Çairit, organi kompetent për rregullimin e infrastrukturës nëntokësore – Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” filloi punimet për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në rrugën “Dizhonska” nr. 7.
Pas realizimit të këtyre punimeve, Komuna e Çairit do ta realizojë obligimin e saj për asfaltimin e tërësishëm të kësaj rruge dhe procesi i punës do të vazhdojë edhe në rrugë tjera të lagjes Dizhon ku është i nevojshëm intervenimi i këtillë infrastrukturor.