Ganiu bashkë me shumë qytetarë fillon aksionin e mbjelljes së 400 drunjve të Blirit në Çair

182

Sot të mbjellësh dhe të gjelbërosh natyrën është nevoja më e madhe e shëndetit të njeriut dhe parim mbi të cilin duhet të ndërtojmë ardhmërinë e shëndoshë të brezave të ardhshëm.

Duke e pasur parasysh këtë, Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu bashkë me shumë qytetarë filloi aksionin e mbjelljes së 400 drunjve të llojit të Blirit nga parku në rrugën Kemal Sejfulla. Me këtë rast kreu i Çairit Ganiu deklaroi: “Do të ndihemi shumë krenarë si qytetarë kur pas disa vitesh do të kalojmë në këto pjesë të komunës dhe do të shohim frytin e aksionit që kemi filluar.”

Kryetarit Ganiu në aksionin e inicuar iu bashkangjitën edhe figura e shquar e futbollit vendor dhe e K.F. Shkupi Nexhmedin Memedi, kryetari i Këshillit Komunal Zahir Bekteshi dhe këshilltari i Qytetit të Shkupit Besnik Ajeti. Aksioni do të vazhdojë edhe gjatë javëve në vijim në më shumë pjesë të komunës, kryesisht parqe dhe oborre të shkollave.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë