Ganiu dhe Saidi inspektuan punimet në rrugët e Çairit

25
Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu mbrëmë bashkë me drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Rrugët dhe rrugicat” pranë Qytetit të Shkupit, Said Saidi inspektuan punimet që po realizohen lidhur me shenjëzimin horizontal të rrugëve të Komunës së Çairit, konkretisht të hapësirave për këmbësorë, të njohura si “vijat e bardha”.
Drejtori Saidi e informoi Ganiun se shenjëzimi i rrugëve po bëhet nëpër gjithë Komunën e Çairit dhe me fokus para objekteve edukativo-arsimore, shkollave fillore dhe kopshteve për fëmijë.
Aksioni do të vazhdojë edhe ditëve në vijim dhe ka për qëllim që të mundësojë lëvizje më të sigurt të qytetarëve dhe fëmijëve tanë.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë