Ganiu, Muça dhe Georgievski me biçikleta dhe duke luajtur basketboll shënuan Ditën pa automobila

61

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, drejtori i Ndërmarrjes Publike “Parqet dhe Gjelbërimet” Ardijan Muça dhe Kryetari i Komunës së Gazi Babës Boris Georgievski shënuan sot Ditën pa automobila duke përcjellur porosi të qartë për rëndësinë e madhe të përdorimit sa më të shpeshtë të biçikletës si mjet transporti për ajër më të pastër, por edhe nevojën për praktikimin e sporteve rekreative që na bashkojnë mes vete e ruajnë vitalitetin tonë shëndetësor.

Ky ishte postimi i kreut të Çairit në lidhje me këtë ngjarje në faqen e tij zyrtare: “Ditë e bukur shtatori me diell sot dhe bashkë me drejtorin e NP “Parqet dhe Gjelbërimet” Ardijan Muça dhe kryetarin e Komunës së Gazi Babës Boris Georgievski morrëm biçikletat dhe u takuam në parkun e Gazi Babës për të shijuar bukuritë e natyrës dhe për të luajtur pak basketboll në ditën e njohur si Dita pa automobila. Kështu jetohet më shëndetshëm, prandaj duajeni e çmojeni natyrën! ”

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë