Gazifikimi në Çair

175

“Në muajin janar të 2019-s do të hapet tenderi për gazifikim, i cili do të përfshijë tre objekte dhe do të kushtojë 12 milionë denarë”, kështu ka bërë të ditur kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu nëpërmjet një video të shpërndarë në rrjetin social “Facebook”.

“Pasi që buxheti për vitin 2019 edhe u miratua, tani në janar do të hapet procedura e tenderimit, dhe pas përfundimit të procedurave ligjore do të fillojë edhe realizimi i tij. Si projekt, kemi paraparë kyçjen e gazifikimit për tre objekte: godina e Komunës së Çairit, objekti i Shkollës Fillore Komunale “Ismail Qemali” dhe objekti i Çerdhes “Borëbardha”, thotë në video njoftimin e tij kreu i Çairit, Ganiu.

Sipas projeksioneve të Komunës së Çairit kursimi vjetor duke u bazuar në këtë projekt do të arrijë vlerën prej 3.4 milionë denarë.

 

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë