Falë pasionit për kulturën dhe punën e palodhshme që po realizohet në Institutin Ndërkombëtar të Modës që mban emrin e krenarisë sonë në botën e modës ndërkombëtare – z. Izet Currit, në Çarshinë tonë të Vjetër nuk shuhet asnjëherë drita e së bukurës dhe emancipimit tonë kombëtar kulturor e artistik sipas trendeve europiane që imponon koha moderne.

Në ekspozitën e sotme të modës që kishin organizuar, bashkë me Ministrin e Arsimit z.Arbër Ademi dhe Ambasadorin e Francës z. Christian Thimonier shprehëm mirënjohjen tonë të thellë për punën profesionale të Institutit që përcjell në trojet tona vlerat e larta estetike të modës europiane dhe përmes iniciativave të këtilla organizative na bashkon rreth së bukurës duke na larguar nga monotia e përditshme.

Përkrahja e Komunës së Çairit për Institutin e Modës “Izet Curri” nuk do të mungojë asnjëherë pasi nuk ka mision më të rëndësishëm se investimi në përparimin e vatrave tona të kulturës.