Pas palestrës sportive që po ndërtohet në shkollën fillore “Kongresi i Manastirit”, kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu bashkë me drejtorin e shkollës fillore “Jashar Bej Shkupi” Rrahim Maksuti dhe në prezencë të ish drejtorit të kësaj shkolle Muzafer Rexhepi, nënshkruajtën kontratën për përpilimin e projektit bazë të palestrës së re sportive, me çka fillon procedura zyrtare për ndërtimin e saj!

Kreu i Çairit Ganiu uroi punë të mbarë dhe premtoi se do të vëzhgoj me vëmendje të plotë çdo detaj të fazave të ndërtimit për dinamikë sa më efikase të realizimit!