Komuna e Çairit filloi procesin e gasifikimit të objekteve të para shkollore në territorin e saj

76

Pas përfundimit të procedurave ligjore, Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu bashkë me drejtorin e operatorit të përzgjedhur ekonomik SHA GA-MA z. Radko Manov, startuan procesin e punës për gasifikimin e dy objekteve të para në territorin e Komunës së Çairit, edhe atë objektit “Fjollat” të Kopshtit për fëmijë “Borëbardha” dhe Shkollës Fillore “Ismail Qemali”.

Projekti në fazën e saj të parë do të përfshijë edhe godinën e Komunës së Çairit, ndërsa investimi total për të tre objektet është 12 milion denarë.

Dobitë e realizimit të gasifikimit:

– masë efikase ekologjike që do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit në vend dhe
– mekanizëm ekonomik që do të sigurojë reduktim të shpenzimeve vjetore për afër 3,4 milion denarë që do të thotë se mjetet e investimit do të kthehen për 3 vite e gjysëm.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë