Në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Çairit të kryesuar nga kryetari i saj z. Zahir Bekteshi dhe në prani të kryetarit të komunës Visar Ganiu, u miratua njëzëri Vendimi për dhënien e pëlqimit për rekonstruimin e kaldasë të SPSH “Spitali Special për Gjinekologji dhe Akusheri “Nëna Terezë”.

Ky projekt do ti plotësojë kushtet dhe nevojat e pacientëve në spital, por edhe do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit në komunën tonë. Gjithmonë në shërbim të nevojave të institucioneve lokale që përkujdesen për mirëqenien shëndetësore të qytetarëve tanë!