Komuna e Çairit, Bashkësia Fetare Islame dhe Sektori për Punë të Brendshme – Shkup thellojnë bashkëpunimin për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm
Nën organizimin e udhëheqësisë së organizatës Centre for Common Ground znj. Vilma Venkovska Milçe dhe z. Pajtim Saiti u realizua takim i përbashkët pune mes Kryetarit të Komunës së Çairit Visar Ganiu, Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame Reis Sulejman ef. Rexhepin dhe zëvendës komandantit të Sektorit për Punë të Brednshem Shkup z. Sasho Inxhikovski, ku u diskutua rreth bashkëpunimit ndërinstitucional në suaza të projektit për parandalimin e fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm.
Të gjitha palët e involvuara në këtë projekt shprehën gatishmërinë e plotë për veprim të përbashkët dhe thellim të interaksionit profesional për aplikimin e mekanizmave sa më efikase në mbrojtje të vlerave më të larta njerëzore të tolerancës dhe paqes e përmes shmangies së dhunës dhe përçarjes mes njerëzve.