Sfidat e bizneseve të vogla formale dhe joformale nga perspektiva gjinore në Komunën e Çairit, ishte tema për të cilën debatuam sot në hapësirat tona komunale.
“Në Çair ka kohë që nuk parashtrohet pyetja se përse gratë të jenë në pozita kyçe të bizneseve, institucioneve edukativo arsimore, të sektorëve komunal kur janë burrat, sepse gratë te ne që moti kanë marrë zërin e barabartë me burrat, duke qenë të suksesshme në profesionet e tyre, duke qenë menaxhuese të shkëlqyeshme, e njëkohësisht duke drejtuar e duke u përkujdesur edhe për familjet e tyre”, ka deklaruar me këtë rast krytari i Çairit, Visar Ganiu.
Nga ana tjetër ai theksoi se në Komunën e Çairit ka shumë biznese dhe ato kryesisht janë bineze të vogla dhe fmailjare që udhëhiqen nga gratë, por për të ndihmuar në ngritjen edhe të më shumë bizneseve tek ne, duhet të kemi një decentralizim sa më të madh, sepse vetëm me kompetenca dhe përgjegjësi më të mëdha për komunat, mund të avancojmë çdo çështje që është tejet e rëndësishme për shoqërinë.
Komuna e Çairit do të mbetet gjithmonë e hapur dhe e gatshme për të ndihmuar dhe për të fuqizuar pozitën e gruas jo vetëm në territorin tonë.