Lamtumira e fundit për drejtorin e SHMQSH Zef Lush Marku

19
Këto ditë të gjithë jemi me zemër të thyer, sepse humbëm një mik të sinqertë, një punëtorë të zellshëm, një njeri që e deshi aq shumë zhvillimin e arsimit shqip, Faruk Zeqirin, drejtorin e SHM “Zef Lush Marku” ku sot u mbajt edhe mbledhja komemorative në nderë të veprimtarisë dhe jetës së tij.
Kur e pranova lajmin se Faruku kishte ndërruar jetë as që besova, sepse më vinte para syve ai Faruk që ishte plotë jetë, ai Faruk që skishte moment ku ta shihnim pa buzëqeshje, ai Faruk që secilit nxënës e secilit qytetari, i dilte në ndihmë dhe e përkrahte pa masë. Edhe sot mua vetëm një Faruk më del para syve, ai me plotë buzëqeshje dhe mirësi në fytyrë e në shpirt.
E nderuara familje të mbeteni me plot krenari sepse gjurmët e Farukut, posaçërisht në zhvillimin e arsimit shqip do të jenë të pashlyeshme dhe ai do të mbetet një shembull i përkryer për fëmijët e tij, për nipërit e mbesat e tij, për fëmijët e nipërit e të gjithë neve, por edhe për breza të tërë më pas.
Faruk o mik i imi i zemrës, prehu në paqe, sepse amanetin tënd se nxënësi dhe arsimimi duhen mbi të gjitha, do ta përcjellim me dinjitet.
Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë