Komuna e Çairit fiton grant në vlerë prej 820.000,00 eurove nga Bashkimi Evropian dhe i administruar nga Banka Botërore për Çarshinë e Vjetër të Shkupit

924

Në suaza të thirrjes publike “Projekte për konkurrencë lokale dhe rajonale” Komuna e Çairit fiton grant prej 820.000.00 eurove nga Bashkimi Evropian dhe i administruar nga Banka Botërore

Komuna e Çairit ka aplikuar në thirrjen e parë publike me projektin “Promovimi i turizmit në Çarshinë e Vjetër të Shkupit” në kuadër të “Projektit për konkurrencë lokale dhe rajonale“ i financuar me grant nga Bashkimi Evropian dhe i administruar nga Banka Botërore, për realizimin e Investimeve në infrastrukturën turistike me qëllim të përmirësimit të kapaciteteve turistike.

Projekti “Promovimi i turizmit në Çarshinë e Vjetër të Shkupit” përfshin këto aktivitete kryesore:

1.Rekonstruimi i kalldërmës në rrugën kryesore të Çarshisë së Vjetër. Me këtë projekt parashikohet qe të rekonstruohen 1800 m² kalldërmë;
2.Restaurimi i 75 dyqaneve në Çarshi të vjetër në të cilët në të kaluarën janë bërë intervenime jo adekuate nga pronarët ose subjekteve tjerë dhe kanë degraduar trashëgiminë kulturore;
3.Vendosja e mbishkrimive nëpër objekte;
4.Vendosja tendave nëpër objekte;
5.Virtualizimi I Çarshisë – Aplikacion për identifikimin dhe përshkrimin e monumenteve në Çarshi. Po ashtu ky aplikacioni parasheh edhe instalim të aplikacionit për hartimin e monumenteve historike dhe kulturore në Çarshi të vjetër;
6.Sinjalizimi i tërësishëm i Çarshisë së Vjetër;
7.Organizimi i konferencës ndërkombëtare të qyteteve me çarshi të vjetra dhe shkëmbimi i përvojave në kuadër të revitalizimit të çarshive orientale.

Vlera e përgjitshme e projektit është 50,445,052.50 denarë.
Afati i implementimit të projektit sipas rregullave të Bankës Botërore është 18 muaj.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë