Sot në ambientet e Komunës së Çairit, kryetari i Komunës së Çairit z. Visar Ganiu realizoi takim me njërin prej themeluesve të Partisë Demokratike aktualisht deputet i Partisë për Liri Demokraci dhe Etikë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë z. Arian Galdini, kryetarin e Komunitetit Bektashian në Maqedoni z.Arben Sulejmani si dhe z.Spirro Curra një ndër udhëheqësit e Lëvizjes Studentore gjatë viteve të nëntëdhjeta në Shqipëri.
Në këtë takim miqësor u biseduan mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe institucioneve në planin kulturor dhe atë kombëtar. Të dyja palët shprehën gatishmëri dhe vullnet në realizimin e ideve të përbashkëta.