Një nga momentet më të rëndësishme për popullin turk “Ditën e mësimit në gjuhën turke”, sot e festuam bashkë me kryetarin e Kuvendit të Madh Nacional të Turqisë, z. Mustafa Shentop, ambasadorin e Turqisë në vend, z.Hasan Mehmet Sekizkok, me deputetë turq, drejtorin e SHFK “Tefejuz”, Seladin Zekir, arsimtarë, nxënës e prindër.
T’ia nderosh një populli Ditën e mësimit në gjuhën amtare është pikërisht nder ndaj identitetit të tij kombëtar, kulturës e traditës dhe ne sot e bëmë një të këtillë me plot kënaqësi.